Pasi e shtyu, zyrtarisht pas kerkesës së Kosovës, kryeministri Rama duket se shmang krejt kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë. Mësohet se dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë të premten takimin e radhës por jo në Shkodër.
Bëhet me dije se takimi do të mbahet më 2 tetor, ora 11:00 në Tiranë, saktësisht ”Pallatii Kongreseve”. Nuk ka asnjë shpjegim se pse u shmang qyteti i Shkodrës, i cili ishte paralajmëruar prej kohësh si mikpritës.