Me origjinë nga Turqia, Nusret Gokce është ndoshta kuzhinieri më i famshëm në botë, sidomos për mënyrën e shpërndarjes së kripës në ushqime.
Muajin që shkoi, ai çeli restorantin më të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht në Boston.
Por me shpërthimin e pandemisë së korona virusit, asgjë nuk ka shkuar si duhet.
Autoritetet amerikane i kanë mbyllur biznesin për mos respektim të standardeve shëndetësore, në kohë pandemie. Nuk dihet ende se kur do të rihapet.