Intervistë me Erion Maxhari, Drejtor i Departamentit të Mobile Banking & Kartave në Fibank Albania.
Aplikacioni Fibank Mobile është tashmë lehtësisht i aksesueshëm si në Apple edhe në Android. Ç’mund të na thoni për të?
Aplikacioni Fibank mobile është inovacioni ynë më aktual dhe mund të themi me siguri që është aplikacioni më i thjeshtë dhe më i shpejtë në përdorim. Kjo është një risi për klientët tanë dhe thjeshtësi maksimale për ata që veprimet bankare u duken komplekse.
Sot mund të themi me plot kuptimin e fjalës Fibank është në dorën tënde. Me hyrjen në Aplikacionin Fibank Mobile, çdo klient i Fibank mund të kontrollojë në çdo moment nga telefoni i tij personal gjendjen e llogarive, mund të kryejë pagesa lehtë dhe kudo, të kryejë transferta ndërmjet llogarive, të menaxhojë kartat e veta, të orientohet për të gjetur degën apo ATM-në më të afërt Fibank dhe shumë lehtësira të tjera mjaft të vlefshme për këdo.
Mobile Banking ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin bankar duke e ngritur në një nivel tepër cilësor. Ky shërbim është i thjeshtë në përdorim dhe me shumë vlera për këdo që e përdor, duke përmirësuar qasjen në çdo aspekt. Klientët tanë nuk kanë më pengesa kohore për t’u paraqitur brenda orarit të shërbimit në degë, pengesa gjeografike të vendndodhjes së degës apo kushtin e paraqitjes fizike në degët tona për të kryer shërbimet e tyre.
Çfarë ka sjellë Dixhitalizimi në Fibank si risi në produktet dhe shërbimet tuaja?
Dixhitalizimi është fjala kryesore në Fibank. Produktet dhe shërbimet tona janë orientuar drejt teknologjisë dhe inovacionit me qëllim lehtësimin e klientëve dhe përqafimin e risive e teknologjive më të fundit.
Përveç faktit që kartat moderne contactless po zëvendësojnë të gjithë portofolin e kartave, Fibank ka sjellë edhe risi të tjera. Depozitimi në ATM në 2 monedha Euro dhe Lek aktualisht është i mundur në ATM-të kryesore në Tiranë dhe Durrës, dhe shumë shpejt në të gjithë degët tona. Nëpërmjet këtij shërbimi kushdo që ka një kartë Fibank mund të depozitojë në ATM në çdo orë të ditës dhe këto fonde do jenë të vlefshme menjëherë në llogari. I kombinuar me Fibank mobile ky shërbim u mundëson klientëve të kryejnë rreth 90% të veprimeve të tyre të zakonshme pa u paraqitur në degë.
Strategjia e Fibank këto vitet e fundit është totalisht e fokusuar drejt dixhitalizimit tërësor të shërbimeve që klienti kryen në degë si edhe orientimit drejt mundësisë së vetëshërbimit nga klienti. Ne besojmë se në një të ardhme të afërt klientët mund të kryejnë 100% të veprimeve bankare online, si edhe po punojmë drejt realizimit të këtij objektivi.
E ardhmja në dixhitalizimin e shërbimeve bankare në Fibank është shumë pozitive, e mbushur me risi të tjera që do vijnë shumë shpejt në muajt në vijim si edhe gjatë vitit të ardhshëm. Ne ftojmë këdo të provojë këto shërbime të cilat janë optimale dhe të nevojshme për këdo në Shqipëri.