Shkencëtarët kanë gjetur një antitrup që sulmon 99% të efekteve që shkakton HIV. Antitrupi është ndërtuar për të sulmuar tri pjesë kritike të virusit , duke e bërë më të vështirë për HIV-in t’i rezistojë efekteve të saj. Gjetja vjen si rezultat i punës midis Instituteve Kombëtare të Shëndetit në SHBA dhe kompanisë farmaceutike Sanofi.
Shoqata Ndërkombëtare e Aids tha se ishte një “përparim emocionues”.
Provat njerëzore do të fillojnë në vitin 2018 për të parë nëse ai mund të parandalojë ose trajtojë infeksionin. /shqiptarja.com/