Me Fangajn qe firmosi dje dhe me Liken qe pritet te firmose sot, numri i firmave tek Vllaznia ka shkuar ne 18, por ne fakt duket se do te kete edhe largime.
Njeri prej tyre ne fakt tashme nuk eshte me pjese e kesaj skuadre. Behet fjale per mbrojtesin brazilain Cassius Vinicius Coelho i cili tani nuk mund te konsiderohet me futbollist i Vllaznise.
Lojtarit ia kishin komunikuar largimin prej me teper se dy javesh sepse nje gje e tille ka qene e parashikuar ne kontraten dypaleshe dhe tashme kjo periudhe ka perfunduar.
Cassius mesohet se ka vijuar te qendroje ne Shqiperi deri para dy ditesh, me shpresen se mund te firmoste ne ndonje skuader tjeter te futbollit shqiptar.
Ende nuk dihet nese e ka realizuar kete gje apo do te jete i detyruar te rikthehet serish ne Brazil. Ai erdhi me shume buje te Vllaznia teksa drejtuesit besonin ne aftesite e tij, por me kalimin e diteve mbrojtesi shtatelarte ka zhgenjyer stafin teknik.
Per kete arsye drejtuesit e klubit kane perfituar nga nje pike e kontrates ku thuhej se “nese lojtari gjate muajit te pare nuk bind me performancen e tij, klubi ka te drejte ta nderprese kontraten pa te drejte demshperblimi ndaj lojtarit”. /ShkodraSport/