Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeminstrit Rama. Ka qenë vetë kreu i qeverisë shqiptare që e ke bërë publike letrën, përmes një publikimi në Facebook. Shefi i qeverisë ka bërë edhe përkthimin në shqip të saj. Në këtë letër, vlerësohet lidershipi i Shqipërisë në Ballkan, ndërsa Trump shpreson që shpejt të miratohet edhe një memorandum mirëkuptimi për teknologjinë 5G në mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke i hapur rrugën edhe vendeve të tjera në Ballkan.
Në të njëjtën letër, flitet edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri, duke kërkuar që Shqipëria të vendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. Më poshtë, përkthimi i letrës, sipas publikimit të kryeministrit Rama në Facebook.
I dashur Z. Kryeministër:
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.
Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.
Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.
Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.
Sinqerisht. /ShkodraWeb Media/