E kush nuk e do Elhaida Danin apo kë nuk e ka marrë malli?! Prej kohësh, këngëtarja shqiptare jeton jashtë vendit, në Itali, ku jeta e saj artistike ka marrë tjetër dimension.
Duket se karriera nuk është e vemtja! Gjatë intervistës ekskluzive në “ABC e Pasdites”, moderatorit Ermal Peçi nuk i shpëtuan detajet e këndshme të shtëpisë së Elhaidës, për të cilën e komplimentoi.
Ai paraqiti para këngëtares merakun e gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, nëse jetonte me qira apo e kishte blerë shtëpinë në Trieste. Me të qeshura të forta, këngëtarja u përgjigj që tashmë kishte një shtëpi të sajën në Itali: “Sa shumë doni me dit! Është e imja, është e imja (qesh)”.
Ndërsa një kuriozitet i shqiptarëve shuhet, një tjetër ndizet! Në këtë bisedë miqësore e me humor, moderatori Peçi e ngacmon nëse ishte në një marrëdhënie apo jo.
Këngëtarja ka qeshur nga ana tjetër e ekranit duke kërkuar që të kalonte te pyetja e radhës, duke e lënë enigmë nëse shoqërohet apo jo me ndonjë djalë.