Vendi i Zanave në Vukaj të Shllakut. Një legjendë shekullore sipas banorëve të zonës, ka qenë vendi më i frikshëm për të kaluar rrugës gjatë natën andej, por edhe gjatë ditës kur kishte vranësirë ose mjegull të dendur…
Sipas shumë dëshmive të ndryshme të banorëve të zonës por edhe nga udhëtarë të ndryshëm nga Toplana- Temali- Dushmani e banorë të tjerë nga Shllaku që kalonin andej, dëshmojnë që dëgjoheshin zëra të çuditëshem dhe krisma dhe herë- herë edhe fantazma të veshura me të bardha ose siç i quanin banorët Zanat e malit (orët e malit).
Kur vonoheshin çobanët me bagëtitë e tyre dhe vinin vonë, ishte si traditë që askush mos ta thërriste çobanin në emër nga frika se mos dëmtohej nga këto dukuri të çuditshme që banorët i quanin Zanat e malit, Orët e bardha te malit apo shtoj Zot vallet. /Nga Mark GJEKA/