Gështenjat e famshme të Shllakut ndodhen kryesisht në fshatin Ukbibaj dhe në Thep të Shllakut dhe mbulojnë një sipërfaqe me mijë hektar . Në këtë zonë ka më shumë rrënjë gështenja se në çdo zonë tjetër të qarkut Shkodrës.
Geshtenja është një frut që rritet në kultivim të lirë dhe nuk ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Nga ana tjetër, geshtenja është mjaft e preferuar gjatë sitinës së dimrit për tu konsumuar në mënyra të ndryshme.
Dobitë e saj për shendetin e njeriut, janë të shumta. Po ashtu, mjalti i geshtenjës, është shumë kurativ dhe në shumë zona të vendit, konsiderohet edhe si “ilaç”. Aktualisht, geshtenjat nuk kanë një treg të garantuar jashtë vendit, pavarësisht sasive shumë të mëdha që prodhohen.
Çuditërisht, gjejnë treg geshtenja të eksportit, nga vende të ndryshme. Madje sot, çmimi i një kilogrami në tregun me pakicë është 700 lekë (mëse 5 euro), teksa geshtenjat në Shllak e zona të tjera të vendit, një pjesë e konsiderueshme bien në tokë e kalben. /Nga Mark GJEKA/