Presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në distancë me akuza dhe kundërakuza midis tyre. Pas deklaratës së Ramës në Kuvend, që e akuzoi Metën për gjuhë fyese dhe shantazhuese ndaj qeverisë në sy të homologut boshnjak, Presidenti e ka paralajmëruar sërish që të mos guxojë të prekë marrëveshjen e 5 qershorit.
PUBLIKIMI I PRESIDENTIT META
Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.
MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.