Sot politika shqiptare vrau një mundësi të artë për ta bërë politikën me perfaqësuese. Mu aty, ditën për diell, me uturimën e Edi Ramës dhe shmangien pa stil të opozites nga një betejë që më shumë i bënte ndër se qeder. Sot shqiptarëve nuk iu dha mundësi as të kishin lista të hapura “nga mesi e poshtë” siç propozoi Edvini i Surrelit.
Sot edhe njëherë mbetëm në grackën e partive që propozojnë dhe deleve që votojnë. Parlamenti i ri pas 25 Qershorit, cilidoqoftë fituesi nuk premton asgjë më të mirë se ajo që kemi parë nga 2017 e këtej. Me gjasë më keq do jetë. Ndërsa kërkohet me zemekëje respektimi i 5 Qershorit, jo pa dreqni vemendja u hoq nga ajo që duhet të kishte qenë mundësia e një fillimi të ri. Për deputetin e zgjedhur nga populli nuk u ngjitëm dot në katedër as sa Kosova.
Ka kohe që e ndjek politikën e Kosovës, sepse debati atje është kaq real e njerëzit që e perfaqësojnë janë kaq të vertetë sa me vjen plasja. Sot edhe njëherë me konsensus të kamufluar me sherrnajë, Shqipëria humbi mundësinë për të nisur spastrimin nga një politikë e mbrapshtë.
Sepse pengmarrësit nuk kanë ndërmend të dorëzohen, ndërsa ne që jemi nën efektin e “Stokholmit” nuk kemi ndërmend të kurohemi, të pakten jo edhe për 10 vite!… Sot që fundi i trishtë i një shprese që besuam se mund të lindte…
P.S….Sot ata që na sundojnëe vendosën të na identifikojnë sërish si popull “Keper”. /Nga Bledian KOKA/