Ka pak kohe qe nje raport qe konsiderohet “sekret” qarkullon ne media te rendesishme dhe portale dhe qe lidhet me rezultatet e degeve te PS-se ne zgjedhjet e 25 qershorit. Jane 16 dege te cilat kane rezultat me poshte se viti 2013. Ne fakt, kete raport ShkodraWeb e disponon prej kohesh, sic edhe e kane marre drejtuesit e PS-se dhe deputetet e qarqeve. Dhe ne fakt, nuk eshte “sekret”, por nje analize e nje grupi pune te kryesuar nga Fatmir Xhafaj lidhur me performancen e zgjedhjeve te fundit parlamentare. Nuk marrim perqiper te flasim per te gjithe Shqiperine per mungese njohje por edhe informacioni. Sa per krahasimin e rezultateve, mjafton te kesh pak kohe, durim dje njohuri te thjeshta matematikore dhe e gjen cdo gje ne faqen zyrtare te KQZ-se. Pra, eshte e qarte se nuk ka asnje sekret. Mjafton te krahasosh numrin e votave ne 2013 dhe ato 4 vite me pas dhe nje njeri me formimin minimal arsimor, mund ta pergatise nje raport “sekret”.
Rezultati i zgjedhjeve pergjithesisht, krahasohet me numrin e votave ne total te grumbulluara ne dy pale zgjedhje. Kjo eshte e thjeshte. Ne rang kombetar PS-se i mungojne rreth 42 mije vota, qe me nje perllogaritje te thjeshte, i bie qe jane votat e partive aleate te saj ne 2013 me koalicionin me mbi 30 parti. Po te futesh ne analize te thjeshte, qejfmbetjet e aleateve ne mandatin e pare por edhe pakenaqesite e mosperfshirjes ne bashkeqeverisje dhe cfare eshte me e rendesishmja, kerkesa per “timon” i vetem ne makine, llogarite mbyllen lehte. Duke qendruar tek perllogaritjet e shifrave, ne Shkoder kandidoi me nje subjekt tjeter politik- PSD, ish- deputeti i PS-se Tom Doshi, i cili mori nje rezultat mjaft te mire. Nuk ka as dyshimin me te vogel, qe nje pjese e rreth 2200 votave qe mungojne, kane shkuar edhe ne favor te ish- deputetit socialist. Madje ne nisje, kane qene te shumte ata qe kane menduar se PS do te humbase madje nje mandat te plote nga futja ne gare jashte kesaj force politike te Tom Doshit. Ne fund fare, nuk perjashtohet nje fare konsumimi nga pushteti, gjithmone i lidhur edhe me pakenaqesite e krijuara nga bashkemenaxhimi i pushtetit ne Shkoder ne mes PS dhe LSI, gjithmone duke qene e privilegjuar partia e drejtuar dikur nga Ilir Meta.
Ajo qe i intereson Rames por edhe socialisteve, eshte mbeshtetja ne Kuvend me mandate deputeti. PS ka marre nje rezultat historik, e vetme me 74 mandate. Shkodra i qendroi rezultatit te vitit 2013, duke derguar ne Kuvend 4 deputete nga Shkodra: Senida Mesi- tashme edhe zevendeskryeministre, Ditmir Bushati- minister i jashtem i rikonfirmuar, Paulin Sterkaj dhe Luan Harusha. Madje, 4 deputete megjithe trysnine shume te forte te PSD-se, te ish- aleatit LSI dhe te PD-se qe e konsideron Shkodren bastion te sajin. Edhe nese duam ta perllogarisim si “e majte, e djathte”, krahasuar me vitin 2013, Qarku i Shkodres kryesohet nga e majta me 6 mandate (PS 4, PSD 1, LSI 1) ndaj 5 te PD-se, ku njeri tashme eshte i PDK-se me kryetarin Ndoka. Ne nje analize jo te thelluar si kjo e sotmja, ka edhe nje faktor tjeter qe nuk duhet anashkaluar. Zgjedhjet e 2017-es erdhen bashke me nje ndarje te re territoriale, e cila pa me te voglin dyshim, ka krijuar probleme edhe ne organizimin e subjekteve politike. E per ti vene kapakun, ata qe jane pjese e PS-se e dine apo e kane te lehte ta verifikojne: Ne raport perqindje votues te PS-se me votues ne total, eshte rezultati me i mire historik per Shkodren. Nese numri i votuesve eshte me i vogel se 4 vite me pare, ai reflektohet ne numer votash per shumicen e subjekteve dhe jo vetem per PS-ne.
Tani, cfare do te ndodhe me 1480 organizatat socialiste qe konsiderohen humbese por edhe me kryetaret e degeve, mjafton ti riktheheni nje shkrimi te publikuar nga ShkodraWeb para disa diteve, ku eshte shpallur edhe vendimi i Asamblese se Pergjithshme te PS-se. Por para se te shkojne tek ky arsyetim, ka nje indicie te forte per Shkodren, direkt nga lideri i mazhorances dhe kryetar i PS-se, Edi Rama. Te kishte qene aq i pakenaqur nga PS Shkoder, Arvid Osja, Ditmir Bushati, Paulin Sterkaj e te tjeret, nuk do te kishte perfshire ne kabinetin qeveritar 3 antare: Senida Mesi, Ditmir Bushati por edhe Etilda Gjonaj si perfaqesuese e Pukes. Keshtu qe, nuk ka asnje raport “sekret”, as ndonje “surprize”, edhe pse ndokush ne prapaskene mund te kete nisur te ferkoje duart. /ShkodraWeb/