Shqipëria ëshë lëkundur para disa minutave nga dy termete. I pari i shkallës 4.9 Rihter ndërrsa i dyti i shkallës 3.4 Rihter. Siç shihet edhe nga regjistrimi i Qebdres Europiane për Monitorimin e Termeteve, të dy kanë qenë në të njejtën zonë, në detin Adriatik, në afërsi të Durrësit e Tiranës.
Termetet janë regjistruar brenda një harku kohor prej 12 minutash, të dy në një thellësi prej 10 km. Deri në këto momente, nuk ka informacione për dëme materiale dhe as njerëzore.