Detaje të tjera dalin në dritë pas vrasjes së dyfishtë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Ka qenë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj ai që ka dërguar policinë pranë parcelave me kanabis.
Ndërkohë, Klement Pepaj sipas News 24, është gjetur i vrarë me një plumb në ballë, ndërkohë që viktima e dytë, Vilson Çutaj ka disa plumba në brinjë dhe në barkë.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e 3 tetorit dhe autor dyshohet të jetë Danjel Pepaj, i zhdukur që prej asaj dite.
Të rinjtë me lidhje farefisnore midis tyre, mësohet të kenë pasur konflikte për vjedhjen e lëndës narkotike që e kishin mbjellë zonën malore.