Presidenti Meta deklaroi sot në “Opinion” se më 25 prill shqiptarët do shkojnë në referendum dhe jo në zgjedhje. Pas asaj date fituese do jetë opozita, e cila sipas Metës do jetë fituese edhe nëse opozita e sotme do i bojkotojë sërish zgjedhjet.
Jemi në këtë situatë që jemi sot…
Meta: Jo prej meje as prej Metës, as prej Presidentit por prej Edi Ramës.
Po ju jeni i tensionuar?
Meta: Unë jam i karikuar, i motivuar.
A ka ndonjë gabim zoti Basha në qëndrimin e tij?
Meta: Nuk merrem me të.
Ndërkombëtarët po e mbrojnë më shumë kryeministrin?
Meta: Unë nuk e di çfarë thonë ambasadat, iu uroj punë të mbarë! Unë di që Shqipëria është vite dritë pas Serbisë dhe Malit të Zi.
Ju thoshit që më 25 prill do ketë referendum…
Meta: Populli është me presidentin, mbaroi historia. Populli është me Shqipërinë. Populli e tregoi më 2 mars, vetëm mëshira e Presidentit e shpëtoi atë.
Nëse kryetari aktual i PS, apo Rilindjes nuk reflekton me kthimin mbrapsht që Presidenti do i bëjë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nëse nuk do marrë parasysh gjithë vërejtjet e ODIHR, Venecias…Presidenti vjen me ju, por nëse ai shkel, siç e ka shkelur 5 qershorin ai i fton shqiptarët jo në zgjedhje, por në referendum, është për Shqipërinë europiane atë për të cilën ke dalë dhe ti në dhjetor ‘90 ose për tu ktheye te daja dhe baba që firmosi varjen e Havzi Nelës.
Nëse fiton zgjedhjet Rama? Sa garant do jemi që s’do ktheheni te ngjalat?
Meta: Edhe sikur opozita të mos marrë pjesë në Shqipëri do ketë opozitë që do fitojë zgjehdjet mbaroi historia. Kjo nuk është përfshirje në zgjedhje, kjo është një angazhim i Presidentit për të mbrojtur Republikën, Kushtetutën, votën e lirë dhe të fshehtë.