Kosova eliminohet nga play-off i Liges së Kombeve. Dardanet u mposhtën 2-1 nga Maqedonia e Veriut ne Shkup duke shuar shpresat e Kosovës për kualifikimin në Europian. Kosova e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën pasi ndëshkoi veten teksa Benjamin Kololli çoi topin në portën e skuadrës së tij.
Por gabuan edhe maqedonasit, teksa në një mosmarrëveshje në prapavijë portieri la zonën dhe topi i largua gabim teksa aty u gjend Hadërgjonaj që mori topin dhe nga larg e gjuajti për ta çuar në portën e boshatisur.
Por barazimi dhe qetësia e kosovarëve zgjati vetëm 4 minuta. Velkovski devijoi me kokë topin drejt rrjetës për t’i dhënë avantazhin sërish të tijve.
Kosova tashmë është eliminuar teksa Maqedonia e Veriut vijon të njëjtën ëndërr, teksa vetëm një ndeshje e ndan nga kualifikimi për herë të parë në një kompeticion të lartë futbolli si dhe nga EURO 2021, por duhet të kalojë Gjeorgjinë. Kujtojmë se në sfidën ndaj Kosovës, Maqedonia e Veriut kishte në fushë 5 lojtarë ose rreth 50% të ekipit shqiptarë.