Kryeministri vendit Edi Rama, u rrek sot të bindte shqiptarët se ka qenë shumë i suksesshëm në shtatët vitet e qeverisjes së tij. Një ndër sukseset e artikuluara, është edhe ai që lidhet me emigrimin. Pak a shumë, siç bënte dikur Enver Hoxha që i krahasonte sukseset e tij me vitin 1938, edhe Edi Rama sot tentoi të krahasohet me 2008. Kjo, edhe pse iu përbetua shqiptarëve se askush nuk mund të qeverisë më mirë se ai dhe partia e tij këtë vend.
Për të bindur shqiptarët, ai publikoi idisa të dhëna të EUROSTAT, realisht të pakontestueshme nga palët. Siç duket, mjeshtrat e tij të PR- it, i kishin sugjeruar të fliste me shifra absolute, me qëllim impresionimin e audiencës. Në fakt, kjo është një hile e vogël që çmontohet shumë lehtë. Mjafton të jeni pak të vemendshëm. Edhe pse EUROSTAT i jep të drejtë logjikës propagandistike të Ramës.
Viti 2008, një nga vitet më të vështira dhe piku i krizës ekonomike botërore, natyrisht edhe në Shqipëri, u përzgjodh nga Rama për të nisur krahasimin e viteve. Janë gati 99 mijë shqiptarët që morën rrugët e emigracionit, në vitin e tretë që qeveriste PD-ja. Mirëpo çfarë ndodhi nga 2008- a deri në 2013- ën, kur PD i lëshoi vendin PS-së në qeverisje të vendit? Për 5 vite, numri i të larguarve u ul më shumë se tre herë, në vitin 2013 diçka më shumë se 31 mijë, krahasuar me rreth 99 mijë në 2008- ën.
Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë një frenim të dukshëm të fenomenit të emigracionit nga qeveritë Berisha nga 2005 deri në 2013. Po në vijim, nga 2013 deri në 2019, çfarë ka ndodhur? Trendi zbritës që u shënua nga 2008 deri në 2013, me marrjen e pushtetit nga PS-ja është rritës. Nëse në 2013 ishin rreth 31 mijë emigrantë, në 2019-ën kjo shifër gati është dyfishuar. Ndërsa sipas raporteve ndërkombëtare, sot jemi vendi i dytë në botë përazilkërkues për numrin e popullsisë.
Përfundimet e këtij grafiku, janë të qarta. Në progresiv, nga 2005 deri në 2013, numri i personave që linin Shqipërinë, ka qenë në ulje të vazhdueshme. E kundërta në harkun 2014- 2020, ku trendi është në rritje. Pra çdo vit e më shumë shqiptarë kërkojnë një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. Qeveria e PD-së e la këtë shiferë në nivelin 31 mijë ndërsa PS-ja e dyfishoi në më pak se 6 vite…. Sukses apo jo…?! Po si mund të vetëdemaskohet “live” një kryeministër i një shteti kandidat për në BE?!
Edhe kjo “gropë”, në transmetim direkt në media tradicionale e rrjete sociale, u shit si sukses, si “sukseset” e tjera pafund. Në fakt, është dështim “live” dhe që mund të lexohet shumë thjeshtë, mjafton vetëm pak vëmendje. /ShkodraWeb Media/