Aq i sigurtë është në humbje Edi Rama, sa i duhet një monolog-logorre, i gjatë sa halli, se për pak muaj, shqiptarët do i heqin cdo mundësi që të abuzojë më tej me pasuritë e këtij vendi dhe taksat e tyre në 8 vitet e regjimit të tij, duke i varfëruar, vrarë shpresën e detyruar të largohen masivisht nga vendi! Autori i këtij dëmi kolosal, ka paturpësinë, që ta mohojë këtë fakt kokëfortë, edhe pse cdo familjeje shqiptare në këto 8 vjet, u mungojnë anëtarë, pasi kanë ikur nga vendi!
Halli se ditët e abuzimit po i mbarojnë është aq i madh, sa nuk ndryshon e as reflekton por sfidon shqiptarët duke i gënjyer edhe më shumë se në 8 vitet e kaluara.
Vetëm një mendje e dëmtuar si e Edi Ramës mund të premtojë ndërtimin e 3 aeroporteve e disa porteve në 4 vjet, pasi të parët vlonjatët e panë, sesi aeroporti që u premtoi mandatin e kaluar u ka mbetur në letër!!!
Një gënjeshtër e tillë është një tallje e hapur, më së pari për shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti, që janë ende nëpër cadra; janë tallje për bizneset që u fundosën nga pandemia e ky kryeministër i injoron; janë tallje për cdo shqiptar të prekur nga Covid-19 që po përballon koston prej mbi 1 milionë lekësh në muaj për trajtimin e Covid-19 në shtëpi, sepse “shëndetësia falas” e Edi Ramës janë vetëm koncesionet ku pasurohet vetë me miqtë e tij; janë tallje skandaloze me mjekët e mësuesit, dy kategoritë që mbajtën gjithë peshën e epidemisë se koronavirusit, teksa Edi Rama vijonte të bënte tendera sekretë edhe për blerje maskash e dezinfektantësh!
Edi Rama është fatkeqësia më e madhe e këtij vendi dhe të majtë e të djathë e kanë kuptuar këtë! Kjo është arsyeja pse edhe të vetët po e braktisin një nga një, e prandaj nuk guxon të bëjë zgjedhje brenda partisë së vet. Më 25 prill, të majtë e të djathtë do çlirohen nga një mashtrues patologjik që mendon veç për tendera e koncesione! /Nga Bardh SPAHIA/