“Ngjarja nuk ka lidhje me gjakmarjen”, këtë ka deklaruar Nazmi Hasanaj, xhaxhai i Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në M.Madhe, që bashkë me babanë e tij Xhelalin, ranë pre e një atentati të dielën, teksa udhëtonin me mjetin e institucionit.
Deklarata e Nazmi Hasanaj, ka ardhur në lidhje Skype me Report TV, ndërsa ka shtuar se nuk i di arsyet e sulmit me armë të 19 vjeçarit Ilirjan Hasanaj. Ai ka shtuar se këtë çeshtje, duuhet ta zgjidhë drejtësia.
Po ashtu, Nazmi Hasanaj ka sqaruar se autori, i cili ka të njëjtin mbiemër me ta dhe është me origjinë nga M.Madhe, nuk ka asnjë lidhje me fisin e tyre.
“Gjendja është e stabilizuar sipas mjekëve, ne jemi shokuar nga ngjarja, nuk e kemi pritur dhe nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd, jo vetëm si familje por edhe si fis. Në kemi një mbiemër por në Malësinë e Madhe janë 3 fise me të njëjtin mbiemër dhe as nuk e njohim dhe as nuk kemi asnjë lidhje me autorin”, ka thënë Nazmi Hasanaj për Report TV.
Nazmi Hasanaj është emër i njohu në M.Madhe. Ai ka qenë kandidat i PS- së për Bashhkinë Koplik në vitin 2011, përballë Ramadan Lika të PD-së. Po ashtu, për një periudhë kohe, ishte edhe kryetari i PS-së për Bashkinë Koplik. /ShkodraWeb Media/