Prej disa orësh në rrjetet sociale, por qarkullon një publikim i koordinatorit të PS-së për Qarkun Shkodër, Ilir Beqaj, lidhur me një investim privat në terrene sportive në Shkodër. Publikimi i Beqajt është shpërndarë edhe nga përfaqësues të tjerë politikë të PS- së në Qarkun Shkodër, me idenë e paraqitjes si “sukses” të qeverisë apo edhe vemendje për Shkodrën. Në fakt, e vertata është krejt ndryshe.
Bëhet fjalë për një projekt për ndërtim terrenesh sportive, fusha basketbolli dhe tenisi në Shkodër. Është një shoqatë dhe një kompani bisnesi, të cilët në fakt e kanë realizuar projektin prej kohësh, madj edhe duke e publikuar. Siç shihet nga shkresa që vetë Beqaj ka shpërndarë në Facebook, vendimi për miratimin e lejes së zhvillimit, mban datën 10 qershor 2020. Por sigurisht, sillet në vemendje nga Beqaj këto ditë, meqenëse po i afrohemi edhe fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2020.
Janë vetë qytetarët që me komentet e tyre, qoftë në publikimin origjinal të Beqajt por edhe tek të tjerët që e kanë shpërndarë (share), tregojnë se si është e verteta. Në fakt, ka mjaft komente, por ne po përcjellim tek ju dy që mendojmë se janë më të qenësishëm dhe hedhin dritë mbi të vertetën.
Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Jemi mësuar me skenarë të tillë në prag të fushatave elektorale. Por këtë herë, është kapërcyer çdo limit. Një investim/projekt privat, me paratë e bisnesmenëve shkodranë që paraqitet si sukses i një qeveria apo edhe vemendje për Shkodrën, shënon një risi. Nuk është çudi që deri me 25 prill 2020, në postime në rrjetet sociale të dalin edhe leje të tjera, qofshin ato edhe për projekte shumë më modeste si riparime banesash, meremetime banjosh nga allaturka në allafrënga, lyerje muresh të jashtme e avullish. Sepse tregojnë jo vetëm “vëmendje” të qeverisë për Shkodrën, por edhe mirëqënie nën “udhëheqjen e partisë”. /ShkodraWeb Media/