Një aksident fatal është raportuar në aksin rrugor Shkoder – Koplik në vendin e quajtur Shtoj i Ri.
Një automjet është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë ka mbetur një person i lënduar i cili ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Pritet që Policia e Shkodrës të dalë me një komunikatë zyrtare për ngjarjen e rëndë.