Floreta Luli- Faber, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, rezulton pozitive me Covid- 19. Lajmin e ka dhënë vetë ajo, përmes një publikimi në rrjete sociale. Diplomatja ka qenë për një vizitë pune në Shqipëri dhe pasi është kthyer, menjëherë në aeroport ka bërë testin, i cili ka rezultuar pozitiv. Luli- Faber njofton të gjithë njerëzit që ka takuar në Shqipëri, duke nënkuptuar se mund të ketë ndikuar që ata të jenë infektuar.
Po ashtu, ambasadorja shqiptare shton se në çdo mjedis, takim, zyrtar apo miqësor, ajo ka mbajtur maskë dhe ka ruajtur distancën e kërkuar, porgjithsesi është infektuar. ShkodraWeb Media i uron shërim të shpejtë ambasadores shkodrane Luli- Faber.
PUBLIKIMI I FLORETA LULI- FABER
Të dashur miq,
Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington.
Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19.
Përgjigja ishte POZITIV
Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.
Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm.
Mos i hiqni në asnjë moment maskat
Uroj më të mirën për secilin nga ju!