Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Fierin. Një person, i moshës rreth 50 vjeç, është ekzekutuar teksa përcillte për në punë, si çdo ditë bashkëshorten e tij. Ai është Ahmet Toska, personi që shihet edhe në foton më lart.
Më e rëndë bëhet ngjarje, kur dëshmitare e vetme, që ka parë skenën makabre, ishte bashkëshortja e 50 vjeçarit Toska. Ndërkohë, janë bërë të ditura detaje nga dëshmia paraprake që ka dhënë për uniformat blu bashkëshortja e viktimës.
“Ishim duke shkuar në pune. Personi ishte me maske”, tregon ajo për autorin.
Si ndodhi vrasja?
Sipas dëshmitares së vetme të krimit të rëndë, autori “e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap”.
“Kërkova ndihme nga fqinjët por ishte shume vonë“, ka thënë për policine gruaja e cila është shfaqur në gjendje shumë të rënduar psikologjike.