Fare nuk u vjen turp, që tallen me qytetarët e këtij vendi në mënyrë kaq makabre, pikërisht kur kanë më shumë nevojë për shërbim shëndetësor nga shteti! Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë u dhanë shqiptarëve një show të turpshëm për të ashtuquajturin spital Covid 3, të cilin kanë muaj që e premtojnë!
Aq në rregull është ai spital sa kryeministri nuk qëndroi dot më shumë se 10-15 minuta, sa për filmimin e propagandës për t’i gënjyer shqiptarët.
C’ka Edi Rama dhe ministrja e tij militante nuk thonë është se ky “spital” do përdoret për të sëmurët që e kanë kaluar fazën e vështirë në dy spitalet Covid, infektivi dhe senatoriumi, sepse këta i kanë ezauruar kapacitetet dhe situata është në kolaps.
Ky “spital” që në fakt është vetëm një repart, por edhe dy spitalet e tjera kanë nevojë për mjekë specialistë pneumologë, infeksionistë, anestezistë dhe për staf infermierësh me eksperiencë dhe të trajnuar enkas për repartet e terapisë intensive dhe jo infermierë të marrë nga portali. Kjo situatë kërkon njerëz profesionistë, që bëjnë trajtimin e duhur e sipas protokollit!
Edi Rama vazhdon t’u ofrojë propagandë shqiptarëve, ndërsa taksat e tyre i ka për koncesionet e tenderat e errët! Shqiptarët nuk do e harrojnë këtë ndërsa Edi Rama po ia del të realizojë ëndrrën e tij për të hyrë në histori, por si një njollë e errët në cdo ditë ku ka patur të drejtën e vendimmarrjes! /Nga Bardh SPAHIA/