Në Dubai, në Emiratet Arabe, është testuar ajo që mund të jetë taksia e parë fluturuese elektrike pa pilot në botë. Gjatë fluturimit nuk kishte pasagjer për motive sigurie, por si start-up gjerman që e prodhoi këtë mjet, ashtu edhe drejtori i Autoritet të Transportit të Emirateve, kanë siguruar që ky është mjeti që do të transportojë njerëz brenda pesë vitesh. ’Duhet të gjejmë infrasktrukturën e duhur për këto dronë dhe duhet të jemi të sigurt që çdo gjë të jetë 100% e sigurt. Nuk mund të rrezikojmë jetën e pasagjerëve’, ka thënë Mattar al Tayer, drejtori i Autoritetit të Transporteve, i cili kërkon të integrojë shërbimin e transportit në Emirate me taksi fluturuese.
Për momentin mjetet mund të fluturojnë deri në 30 minuta me dy persona në bord, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 100km/orë, por në vitet e ardhshme priten përmirësime të tjera teknologjike tha shefi i Volocopter Florian Reuter:’Po punojmë për të krijuar teknika të reja të cilat na japin mundësinë të kalojmë pengesat që ndeshim gjatë rrugës sonë”. /balkanweb/