Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit, deputetin e opozitës së re Adriatik Alimadhi.
Alimadhi: Pse e bëni këtë qëllimisht ndaj meje
Ruçi: Po pengoni deputetin të flasë
Alimadhi: Po jo mo nuk po e pengoj
Ruçi: Të lutem. Nuk të ka përmendur emrin asnjëherë
Alimadhi: Bravo, bravo…nuk paskam gabuar që kam thënë tipik komunist i ndyrë që je, të privon të drejtën e fjalës dhe lirisë
Ruci: Për herë të dytë po të tërheq vëmendjen
Alimadhi: A do me dal fare nga parlamenti, se prandaj sillesh kështu ti
Ruçi: Ulu se po pengon
Alimadhi: PO jo mo zotëri se kam të drejtën e fjalës
Ruçi: Po të tërheq vëmendjen për herë të tretë
Alimadhi: E çfarë pastaj?
Ruçi: Do dalësh jashtë
Alimadhi: A u kënaqe?! Më jep të drejtën e fjalës
Ruçi: Përjashtohesh nga seanca
Alimadhi: Bravo
Ruçi: Nëse do insistosh që nuk do dalësh jashtë do kërkoj të përjashtohesh 10 ditë.