Erkand Qerimaj, djali i rekordeve e kampioni i peshëngritjes i është bashkuar Partisë Socialiste. Nga Lapraka ku u shfaq në krah të Veliajt bashkë me familjen e tij, Qerimaj tregoi arsyet pse iu bashkua PS-së.
“Urime për fushën e re. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e Bashkisë për gjithë punën që ka bërë për sportin, duke bërë terrene të reja sportive, palestra të reja, dhe për ne sportistët elitarë, rritjen e trajtimeve dhe një punë shumë të mirë që normalisht edhe ne e kemi treguar me medalje dhe e kemi shpërblyer gjithë këtë përkushtim.
Unë edhe si prind, për këtë kam sjellë edhe djalin, për kushtet në çerdhe dhe kopshte, dhe mendoj që gjithë kjo punë që është bërë duhet të vazhdojë përsëri. Dhe jo pa qëllim i mora dhe medaljet me vete, njëra është me timon, që ta marrë timonin vetëm përsëri.
Dhe sa herë shkoj në Shkodër, si shkodran që jam, them si nuk e kemi edhe ne një kryetar si Erion Veliaj, që të bëjë punë kaq të mira siç po bën në Tiranë”, u shpreh Qerimaj.