Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e vendosjes së emrit “Admir Bokrina” një rruge në Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit në Bashkinë e Shkodrës.
Ka qenë një ceremoni që përkonte me ditën lindjes së të riut shkodran, i cili humbi tragjikisht jetën në urën Morandi në Itali, e cila u shemb para më shumë se dy viteve. Në ceremoninë e organizuar, merrni pjesë familjarë të Admir Bokrinës, drejtues të pushtetit vendor, miq e të njohur.
Ishte një propozim i 25 banorëve të Anës së Malit, të cilët kërkuar që një pjesë të rrugës “Krebaj” ti jepej emri “Admir Bokrina”. Pasi djali i tyre u soll në vendlindje për tu prehur përjetësisht, familja Bokrina, me investimin e vet, mundësoi asfaltimin e rrugës që nga sot do të mbajë emrin e tij.
Familja Bokrina, por edhe djali i tyre Admiri që ndërroi jetë në moshën 32- vjeçare, janë shembull i përkushtimit familjar dhe punës të mijëra shqiptarëve që zgjodhën të emigronin, pasi vendlindja nuk u ofronte kushte për një jetë normale.