Microsoft ka paralajmëruar lançimin e Office 2019 për vitin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur sot nga kompania në Ignite të Orlandos. Office 2019 do të arrijë nga gjysma e dytë e vitit të ardhshëm dhe përfshin programet Word, Excel, PowerPoint dhe aplikacionet për klientët e Outlook, si dhe disa versione të Exchange, SharePoint dhe Skype for Business. Office 2019 do të ofrojë kompatibilitet më të mirë IT për bizneset.