Drejtoria Vendore e Policise Durres njofton: “Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:
• Enertila Beqja 27 vjeçe, banuese në Durrës.
Më datë 22.08.2017 ka bërë kallëzim shtetasi B.A. 30 vjeç, banues në Durrës, në ngarkim të shtetases së mësipërme pasi dyshohet se e ka mashtruar duke I marrë shumën prej 6 000 000 lekë të reja.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mashtrimi”. /ShkodraWeb/