Prokurori dhe drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në qytetin e Shkodrës, Brahim Dragjoshi ka mbetur në “rrjetën” e vetting- ut, e për pasojë është shkarkuar
Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar ditën e sotme, ku mësohet se Dragjoshi ka pasur probleme me pasurinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka gjetur probleme sa i takon burimeve për shtëpinë e tij në Paskuqan, si dhe për mënyrën e përvetësimit të tokës nga ana e Dragjoshit. Pas këtij vendimi, Dragjoshi ka të drejtë ta ankimojë vendimin në shkallën e dytë të vetting- ut, Komisionin e Posaçëm të Apelimit.