Ditën e sotme kanë humbur betejën me Covid-19 dy punonjës të administratës shtetërore. Ishte punonjësi i Policisë Bashkiake Shkodër Rauf Guri që nuk ia doli ditën e sotme, për shkak edhe të sëmundjeve bashkëshoqëruese, siç raportohet nga Spitali Rajonal i Shkodrës.
Viktima e dytë gjatë ditës së sotme nga korona, është infermieri Fran Kështeja 59 vjeç, i prekur gjithashtu nga korona virusi. Ai punonte pranë qendrës shëndetësore Gril- Vrakë. Kështeja ishte i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllimet e veta familjarëve, të afërmëve, miqve e kolegëve të infermierit Kështeja.