Kryetari i Partisë Ura në Mal të Zi, Dritan Abazoviç është kërcënuar nga mafia, njoftoi sonte mandatari për formimin e qeverisë së re malazeze, Zdravko Krivokapić.
Ai tha se autoritetet shtetërore duhet të marrin urgjentisht të gjitha masat për të mbrojtur Abazoviç, por edhe qytetarë të tjerë të Malit të Zi.
“Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një shtet në të cilin janë në pyetje të drejtat themelore të njeriut,” shkroi Krivokapic në Twitter.
Më herët sot, drejtori ekzekutiv i Nismës Qytetare URA, Zoran Mikić, u tha gazetarëve se udhëheqësi i saj kishte marrë dhjetra kërcënime në rrjetet sociale dhe përmes telefonit që nga zgjedhjet parlamentare.
Mikiq pretendon se URA ka informacione që një klan rajonal krīmīnal dëshiron të rrezikojë drejtpërdrejt jetën e Abazoviç dhe familjes së tij.