Shkruan në Facebook ish- kryeministri Sali Berisha: “Edvin Hajduti niset me avion të veçantë për në Abu Dabi! Miq, burime nga Rinasi informojnë se sot Edvin Hajduti është nisur me avion në dispozicion për në Emirate të Bashkuara Arabe.
Nuk dihet qëllimi i këtij udhëtimi të fshehtë dhe pikërisht në 1 vjetorin e termetit që goditi rëndë vendin tonë. Flitet se vaksinimi anticovid mund të jetë arsyeja kryesore e këtij udhetimi blic pasi thuhet se neëer do kthehet në Tiranë.
Miq, pavarësisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare.
Një udhëtim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungesë oksigjeni.”, përfundon shënimin e tij Berisha!