Në Bibliotekën Kombëtare është kujtuar 10-vjetori i ndarjes nga jeta të At’ Zef Pllumit përmes një ekspozitë me foto e vepra “In memoriam At’ Zef Pllumi”. Në çeljen e ekspozitës ishte dhe ministria e Kulturës Mirela Kumbaro. Ajo vlerësoi figurën e At’Zef Pëllumbit dhe foli për vuajtjet që i shkaktoi regjimi komunist.
Gjithashtu e pranishme në çeljen e kësaj ekspozite ishte edhe Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare.
Ajo në fjalën e saj tha: “Ekspozita kushtuar memuaristikës shqipe hedh dritë mbi një korpus kujtimesh dhe dëshmish, i cili në filtrin e epokave dhe sprovave të historisë së popullit shqiptar është shndërruar në kujtesën tonë kolektive”.
Aktivitetet në nder të At’ Zef Pllumit vijuan në Bibliotekën Kombëtare me promovimin e veprës së plotë të tij si më poshtë:
1. Ekspozita kushtuar memuaristikës shqipe, In memoriam Át Zef Pllumi, si një rrugëtim i vetëdijes së dëshmimit historik e personal në kulturën shqiptare, që kulmon me veprën e tij “Rrno vetëm për me tregue”. Ekspozita është gjithashtu pjesë e veprimtarive në vijim të “Viti i kujtesës”, shpallur në muajin janar në BKSH.
2. FORUMI “Át Zef Pllumi – dëshmi” me pjesëmarrjen e Odile Daniel, Sabri Hamiti, Ardian Marashi, Keda Kaceli, Mark Marku, Enriketa Pandelejmoni, Blendi Fevziu, Agron Tufa, Elsa Demo, Rudi Erebara, Arben Bajo, Pashk Përvathi, Arben Derhemi, Milto Kutali, Persida Asllani, etj.
3. Promovimi i botimit të veprës së plotë të At Zef Pllumit, nga “Botimet françeskane”, prezantuar nga At Vitor Demaj dhe At Mirash Marinaj. Ndër vëllimet e veprës botohen për herë të parë disa shkrime të panjohura të tij.
4. Ora 18:00 – Kisha e Shna Ndout. Mesha e Shenjtë për shpirt të Át Zef Pllumit. E kremton meshën At Aurel Gjerkaj, Provinciali i Provincës Françeskane Shqiptare. 30 shtator 2017 Katedralja e Shën Palit–Tiranë 1. Ora 12:00 – Fjalë kremtuese nga Shkëlqesia e Tij Imzot George Frendo. 2. Çelja e ekspozitës me materiale arkivore dhe personale te Át Zef Pllumit.
Do të ekspozohen gjithashtu materiale arkivore e muzeale të Át Gjergj Fishtës, të ruajtura me vetëdije e sakrifica të mëdha prej Át Zef Pllumit gjatë terrorit komunist. Ndër to spikasin: dorëshkrimi i tragjedisë “Juda Makabe”, “Lahuta e Malcis”, shkopi dhe maska mortore e Át Gjergj Fishtës. Ekspozita, e organizuar nga Provinca Françeskane Shqiptare në bashkëpunim me Arqipeshkëvinë e Dioqezës Tiranë – Durrës dhe Bibliotekën Kombëtare do të qendrojë e hapur ditën e shtunë, datë 30 shtator deri në orën 19:00 dhe ditën e dielë, datë 1 tetor, ora 10:00 deri 18:00 At Zef Pllumi dhe programi nga datat 25 deri 30 shtator.