Ulja e temperaturave ka nisur të krijojë probleme edhe në mjediset e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Të paktën sipas asaj që denoncon një qytetar në rrjetet sociale.
Përmes një postimi, Adi Paci bën me dije se dhomat e spitalit janë pa ngrohje dhe të sëmurët duhet të marrin me vete batanije e çarçafë. Po ashtu, ai flet edhe për ilaçet e sjelljen e personalit ndaj të sëmurëve. Më poshtë, postimi i plotë i qytetarit në rrjete sociale.
“I semuri detyrohet te marr nga shtepia çarcaf e batanije se nuk ka spitali dhomat jan pa nrgohje .Ilace nuka te gjitha blihen me pare .Serumi nuk ngrohet pak po i behet i ftoht te smurit si me ja ba bagtis.Infermjeret bertasin nqfse e pyt per problemet qe ka i semuri.dhe mermerisin kur zgjohen nga gjumi ne turn te tret se skan me lek .Ka ra ekonomija nga virusi .ky esht spitali i Shkodres pa kushte .”.