Rrjeti social Twitter së shpejti do të vendos një platformë te re, e cila konsiston në dyfishimin e karaktereve të komenteve nga 140 që janë aktualisht deri në 280 shkronja.
Sipas njoftimit të kompanisë vendimi do të prekë vetëm “një grup të vogël” përdoruesish.
Ndërsa u njoftua vendimi, nuk u tha nëse Presidenti Trump, një prej përdoruesve më të bujshëm të tij, do të jetë një prej personave që do të lejohet të postojë tëitte më të gjata.
Japonishtja, koreançja dhe kinezçja përjashtohen nga vendimi për tweete të gjata sepse këto gjuhë u mundësojnë njerëzve të thonë shumë më tepër duke përdorur pak shkronja. /Zëri i Amerikës/