Ministria e Brendshme publikon sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ndërsa ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020.
Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.
Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.
Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve.
Procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.
Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania.