Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nuk është zgjidhur përfaqësues për lirinë e medias në OSBE. Kjo detyrë ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së.
Përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, ndërsa ky post i është besuar Sekretares së Shtetit të Portugalisë. Kryeministri shqiptar më 19 shtatori propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare, për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias.
Bushati u propozua në këtë detyrë për të zëvendësuar Harlem Dezir.