Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vendosur që të shtyjë prej pandemisë Konventën Kombëtare të LSI që duhej të mbahej më 5 dhjetor.
Shkak për këtë shtyrje, sipas Kryemadhit është bërë përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës prej pandemisë dhe jo vetëm kaq, por edhe mosveprimi i qeverisë ndaj kësaj situate.
Gjithsesi Kryemadhi thekson se shtyrja e Konventës nuk e afekton veprimtarinë e strukturave të LSI, pasi trupa e delegatëve shndërrohet në shtab elektoral të LSI për bashkinë respektive dhe do të vijojnë punën nën drejtimin e të deleguarve në çdo qark.