Eni Imami shënoi golin e fitores kundër Bylisit dhe pas ndeshjes doli para mediave dhe u shfaq i kënaqur. Mbrojtësi kishte një dedikim për golin e shënuar. “Jetojmë në një situatë të vështirë me COVID-in dhe këtë javë kemi pasur ca probleme.
Trajneri i portierëve humbi babanë, trajneri Thomasi është me temperaturë, ashtu edhe Arsidi. Uroj që goli im t’ua ketë hequr pak mendjen nga problemet, në këtë javë të vështirë”, u shpreh mes të tjerash Imami para mediave.
Një prej gazetarëve e ngacmoni në lidhje me situatën financiare ne klub: “Keni disa muaj pa rroga, a ndikon te paraqitja juaj në fushë? Me thënë të drejtën sa fola me kryetaren e bashkisë dhe më tha që rrini të qetë, javën tjetër do i merrni.
Aty në fushë harrohen të gjitha, i kemi marrë parasysh të gjitha. Premiot? E kishim me Kukësin, por… (qesh)”. Në fund Imami foli edhe për ndeshjen e radhës, me Kastriotin.
“Sigurisht nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, të gjitha ekipet janë aty-aty. Uroj që ët bëjmë një paraqitje të mirë si kjo e sotshmja dhe të dalim me tre pikë nga kjo ndeshje”, përfundoi mbrojtësi i Vllaznisë. /abcnews/