Pjetër Gavoçi ishte personi që takoi për herë të fundit efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela, i cili u ekzekutua mëngjesin e të shtunës me tre plumba
Gavoçi sapo ishte kthyer nga Britania e Madhe dhe i kishte kërkuar 26 vjeçarit që ta dërgonte deri në Shkodër, duke qenë se Prela ishte efektiv policie dhe nuk prekej nga masat shtrënguese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit
Mësohet se Gavoçi, i afërm i policit, thotë se pasi kanë mbërritur në Kosmaç të Shkodrës, Prela ka thënë se duhej të kthehej në Tiranë, sepse kishte lënë vetëm të fejuarën. Ndërkohë që gjatë rrugës iu bë atentat në Lezhë ku mbeti i vdekur. Mësohet se hetuesit janë rikthyer në zonë për të analizuar kamerat e bizneseve, por edhe për të kuptuar nëse ka pasur dëshmitarë
Ngjarja është ende e mbuluar me mister për grupin hetimor sepse nga të dhënat që janë zbuluar deri më tani Xhulio Prela nuk rezulton të ketë pasur konflikte dhe për rrjedhojë policia ende nuk ka një pistë të qartë.