Shqipëria ka zbuluar sot kundërshtarët për fazën eliminatore të Botërorit 2022, teksa sot mbahet shorti në Zyrih. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja janë pozicionuar në vazon e katërt me Bosnje Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.
Ekipet ndahen në 5 grupe me 6 skuadra dhe 5 grupe të tjera me nga 5 ekipe. Ndeshjet eliminatore të Botërorit të 2022-shit nisin në muajin mars.
Shqiperia do te jete ne grupin I bashke me Angline, Polonine, Hungarine dhe Andorren.
GRUPI A: Portugali, Serbi. Irlandë, Luksemburg, Azerbajxhan
GRUPI B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë
GRUPI C: Itali, Zvicër, Irlandë e Veriut, Bullgari. Lituani
GRUPI D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnjë Hercegovinë, Kazakistan
GRUPI E: Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusi, Estoni
GRUPI F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faroe
GRUPI G: Hollandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni
GRUPI H: Kroaci, Sllovaki, Rusi, Slloveni, Qipro
GRUPI I: Angli, Poloni, Hungari, SHQIPERI, Andorra, San Marino
GRUPI J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni