Gjatë natës, janë shkrumbuar nga flakët tre lokale në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ato ndodhen në katin e parë të një pallati në sheshin “2 Prilli” në rrethrrotullimin e ish- “5 Heronjve” dhe janë përfshirë nga zjarri rreth orës 03.00. Vendndodhja e tyre, ka bërë që të rrezikohen seriozisht edhe apartamentet ku banojnë qindra familje.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e Zjarrëfikëse të Shkodrës, të cilat fillimisht kanë lokalizuar zjarrin dhe më pas e kanë shuar. Deri në këto momente, nuk ka anjë arsye apo shkak të rënien së zjarrit. Banorët kanë përjetuar një ankth të madh, pasi nga kati i parë, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga ShkodraWeb Media, flakët dhe tymi kanë patur tendencë të ngjiten lart.
Tashmë, janë MZSH Shkodër dhe policia që do të përcaktojnë dhe shkaqet e këtij zjarri. Përveç dëmeve materiale, djegia e plotë e tre lokaleve në katin e parë dhe ashensorit, fatmirësisht nuk ka patur dëmtime në njerëz. Ndërkohë, pritet që për ngjarjen të dalë me një komunikatë zyrtare edhe Policia e Shkodrës. /ShkodraWeb Media/