Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një nga pedonalet e qytetit të Shkodrës. Në orët e natës, një mjet që lëvizte me shpejtësi, ka marrë para një shtyllë të ndriçimit rrugor në qytetin më të madh verior. Pamjet janë fiksuar nga një kamera sigurie dhe ShkodraWeb Media ua përcjell lexuesve të saj.
Nga shpejtësia e lartë, duket se drejtuesi nuk ka mundur ta mbajë makinën nën kontroll. Fillimisht, përplaset me disa karrike dhe tavolina të një lokali në trotuar dhe më pas edhe me shtyllën. Nga pamjet, duket se fatmirësisht, drejttuesi i mjetit nuk është dëmtuar.
Ai fillimisht nanovron me mjetin e tij, ndërsa më pas del nga makina dhe largon mbetjet e shtyllës së mbetura nën makinë. Nuk ka informacione çfarë ka ndodhur ligjërisht me drejtuesin e mjetit, por dëmtimi i shtyllave të ndriçimit publik është një shqetësim jo i vogël në Shkodër. /ShkodraWeb Media/