Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme, në Nju Jork të SHBA. Një 18-vjeçar ka goditur dy shokë të klasës gjatë orës së mësimit.
Për pasojë, një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe një 16-vjeçar është në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën e historisë dhe dëshmitarë janë rreth 20 fëmijë, raportojnë mediat e huaja.
Menjëherë pas krimit, agresori ia dorëzoi armën e përgjakshme një nëpunësi të shkollës dhe shkoi në zyrën e sekretarit, ku priti policinë që të vinte.