Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Kapet dhe ndalohet autori i tretë i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 16.04.2017, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja”, ku është dëmtuar xhami i parë si dhe është qëlluar me armë zjarri pistoletë xhami i pasëm i automjetit tip Benz, i cili ka qënë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit N. L,
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
Kel Doçaj, 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg“, Shkodër,
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka leshuar urdhër ndalimi të menjëhershëm me nr. 4233 datë 02.05.2017, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” , “Prishje e qetësisë publike” , “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“ e kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”. /ShkodraWeb/