Vllaznia arriti të merrte një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Brdariç fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizani në “Loro Boriçi”. Një ndeshje që u dominua totalisht nga Vllaznia, por që goli erdhi vetëm në minutat e fundit nga Dilaver. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive, Sponsori Alban Xhaferri u shpreh:
Deklarata e Olsi Ramës? “Është keqardhja më e madhe që kemi tani pasi lojtari i 12-të i joni mungon. Mendoj se me këto rezultate stadiumi jonë do të ishte shumë i mbushur. Jam pro që Federata dhe Ministria ta mendojë këtë gjë pasi stadiumi si e Shkodrës apo “Air Albania”
I mbajnë tifozët me distanca dhe ne i menaxhojmë tifozët sipas situatës. Në Shkodër presioni është i madh dhe është i madh menaxhimi i tifozëve për të hyrë në fushë. E dëgjova deklaratën e Olsi Rama dhe tha që tifozët ndikuan në ndeshje, po të luhej me tifozë i bie që ne të kishim fituar me rezultatin 30-0.
“Kishte një premio të vogël simbolike. Nuk është keq kur merr lekë edhe fitoren. Kemi ofruar 5 milionë lekë të vjetra për fitoren ndaj Partizanit. Jemi të lumtur për fitoren dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Ne e kemi treguar që mund të fitojmë ndeshje në fund si ndaj Tiranës dhe skuadra besoi deri në fund. Edhe barazimi ndaj Partizani nuk do të ishte rezultat i keq, por ne besuam deri në fund dhe mendoj se e merituam plotësisht fitoren.
Premiot? “Ndeshjet ndaj skuadrave të kryeqytetit janë gjithmonë pikante. Ndeshje pas ndeshjes i kemi vlerësuar dhe nuk është se do të ketë gjithmonë premio. Nuk mendoj se është premio ajo që na bën të arrijmë te fitoret, por fizionomia që kemi krijuar dhe lojë që bën skuadra.
Suksesi i kësaj skuadre është grupi dhe ne këtë kemi dashur të krijojmë që në fillim. 19 pikë në këto ndeshja na gëzojnë shumë edhe janë përtej pritshmërive. Duhet të jemi me këmbë në tokë pasi edhe janë 3 faza të tjera. Tani nuk është më ajo Vllazni që fitonte dhe shihej me skepticizëm”.
Titulli? “E kemi hedhur që në fillim kandidaturën, por tani e kemi përforcuar akoma më shumë. Objektivi minimal është të arrijmë Kupat e Europës e pse jo të prentendojmë më shumë. Vllaznia është emër i madh dhe nuk mund të thuash që Vllaznia nuk pretendon për titull.
Mendoj se filozofia e punës që kemi bërë ka sjell këto ndryshime. i kemi lënë të gjithëve të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë. Me këtë filozofi shpresojmë ta kthejmë Vllazninën aty ku e ke vendin. Skuadra po fiton besimin nga ndeshja në ndeshje”.
Pagat? “Vllaznia është në proces privatizimi. Duhet theksuar që asnjë lojtar te Vllaznia nuk ka ngel pa marrë lekë. Duhet përshëndetur edhe Kryetarja e Bashkisë që i qendron afër skuadrës. Ka vonesa, por jo probleme me pagat. Jam afruar për një projekt afatëgjatë te Vllaznia”.