Deklarata e djeshme e drejtorit te Partizanit Olsi Rama se Vllaznia nuk e respektoi fair-play duke futur nje numer te konsiderueshem tifozesh ne stadium, ka shkaktuar reagim jo vetem ne kampin shkodran.
Nje deklarate e tille madje ka bere qe te kete pakenaqesi edhe tek grupimi i tifozeve te Partizanit “Ultras Guerrils” qe ne faqen e tyre kane postuar nje reagim.
Sipas tyre, drejtuesit e klubit nuk duhet te merren me numrimin e tifozeve kundershtare sepse ne kete menyre duan te gjejne reagim per humbjen ndaj Vllaznise. Ja çfare shkuajne ata:
Partizani eshte i vetmi ekip i cili nuk ka qene asnjehere vetem per gjate gjithe ketij sezoni, ne cdo ndeshje, ne cdo qytet, ne cdo moment. Duke ditur gjithe problematikat qe e shoqerojne kete sezon ekipin tone dihet se mbi ke bien pergjegjesite direkte.
Eshte e disata here, dhe shpresojme te jete e fundit qe perfaqesueses te klubit tone marrin trajten e numeruesve te tifozeve per te nxjerre justifikime te ndryshme ne lidhje me rezultatin e ndeshjes. Kjo eshte e patolerueshme per dike qe perfaqeson Partizanin !
Pjesa tjeter eshte e gjitha hipokrizi sa kohe qe tifozet i permend vetem ne te tilla raste.
Forca çuna!
Forca Partizan!
Ju kurre nuk do te jeni vetem !