Anton Keli i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Rrëshenit është nipi i Preng Gjinit, ndaj të cilit iu bë atentat më 12 gusht në Tiranë ku mbeti i plagosur rëndë. 51 vjeçari u vra në automjetin e tij nga disa persona të paidentifikuar.
Ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me vrasjet e shumta në Rrëshen për çështjet e trafikut të drogës midis dy fiseve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen. I plagosuri u transportua në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Ai punonte si taksist dhe është qëlluar në mjetin e tij nga autorët shumë pranë banesës.
Ndonëse vetë nuk figuron me precedentë penalë, viktima është i afërm i Armando Gjinit, i vrarë më 12 gusht 2019 në një atentat në qendër të Rrëshenit, në prani të gruas dhe djalit. Armando Gjini ishte pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”.
Grupi hetimor vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.